Tjetër video e aksidentit tragjik, kamerat fiksojnë momentin kur “Audi” bie nga mbikalimi

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 14:37 | Kronikë

Një tjetër video që tregon momentin kur automjeti tip “Audi”, që po udhëtonte me shpejtësi tej normave, përfundoi nga rrethrrotullimi në zonën e TEG-ut në unazën lindore të qytetit.

Siç shihet nga pamjet, 20-vjeçari Klevis Ruçaj ndërsa po i afrohej rrethrrotullimit ka frenuar, por pavarësisht kësaj manovre, automjeti përfundoi duke rënë nga mbikalimi.

NGJARJA

Tre të rinj humbën jetën në aksidentin tragjik të pasdites së të enjtes në rrethrrotullimin e Saukut, në Unazën e Madhe të Tiranës, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i llojit “Audi” vjen me shpejtësi të madhe nga Farka dhe çan barrierat në rrethrrotullim, ndërsa një tjetër makinë, tip Benz, i ka shpëtuar mrekullisht aksidentit të tmerrshëm.

Makina tip “Benz” ishte duke bërë rrethin në normalisht, ndërsa “Audi” vjen me shpejtësi të lartë dhe kalon vetëm pak centimetra nga pjesa e pasme e “Benzit”, drejtuesi i të cilit ka qenë me fat në këtë rast.

Në aksidentin tragjik humbën jetën drejtuesi i “Audit”, Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga matjet e kryera në terren nga ekspertët rezultoi se Audi udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km në orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e aksidentit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/10/si-i-shpetoi-benzi-aksidentit-tragjik-ne-sauk/
https://a2news.com/2023/03/10/frenoi-vetem-27-metra-nga-rrethrrotullimi-kur-ishte-mbi-200-km-h-detaje-nga-aksidenti-i-saukut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos