
Një trup në gjendje dekompozimi është gjetur mëngjesin e së shtunës në fshatin Korie të Divjakës. Bëhet e ditur se trupi që u gjet rreth orës 10:00, në një kanal vaditës i përket një 60- vjeçari, banues në Këmishtaj.
Nga këqyrja paraprake, njoftohet se nuk janë konstatuar shenja dhune.
60-vjeçari ishte shpallur në kërkim në fund të janarit nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. (A2 Televizion)