Forcat e Policisë finalizojnë një operacion që rezultoi në arrestimin e dy personave shumë të kërkuar.
Operacioni kishte emrin "Fitness", sepse pikërisht në ambientet një palestre u krijua mundësia e arrestimit të 23 vjeçarit Shkëlqim Kastrati, lindur në Gjermani por banues në Tiranë.
Kastrati ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman nga viti 2017 për akuzën “vrasje me dashje”.

Në banesën e Kastratit, u krye arrestimi i një tjetër personi, një 38 vjeçari me iniciale A.S, i dënuar në Zvicër për trafik droge.
U sekuestruan një pistoletë, fishekë dhe një sasi me cannabis sativa. Po kërkohet ndërkohë një shtetas i tretë, që i ka siguruar të kërkuarve banesën. (A2 Televizion)