Vidhnin bagazhet e pasagjerëve, arrestohen dy punonjës të aeroportit

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 09:22 | Kronikë
Vidhnin bagazhet e pasagjerëve, arrestohen dy punonjës të

Dy punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në Aeroportin “Nënë Tereza” janë arrestuar si të dyshuar për vjedhje të sendeve me vlerë dhe kartëmonedhave nga bagazhet e udhëtarëve. Dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia ka mundur të sekuestrojë edhe një shumë eurosh të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri të një linje ajrore, ndërsa ka mundur të zbardhë edhe katër vjedhje të tjera, ku autorë të dyshuar janë shtetasit e arrestuar.

Në pranga përfunduan D.M., 22 vjeç, banues  në Tiranë dhe E.Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”. Si dhe janë proceduar penalisht  edhe shtetasit A.E., 27 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë dhe R.H., 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.

Operacioni i policisë ka nisur pas kallëzimit të shtetasit H.E., i cili ka denoncuar vjedhjen e 4800 eurove nga bagazhi i tij, vjedhje të cilën e ka konstatuar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni. Pas arrestimit të personave të dyshuar, policia ka mundur të rikuperojë 4550 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos