Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas në Korçë mbrëmjen e së premtes. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës, në aksin Korçë-Pogradec.
I lënduari është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur t'u mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Ai është identifikuar nga policia si Olger Zhuti, 39 vjeç, banues në Korçë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij. (A2 Televizion)