
Një aksident tjetër është regjistruar mëngjesin e sotëm në Derven të Krujës. Policia njofton se një punonjës policie i komisariatit të këtij qyteti është përplasur me një mjet tjteër që drejtohej nga një 30-vjeçar.
Sipas Policisë, efektivi u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë Krujë
Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Derven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.
Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)