Ambulanca e Krujës përplaset me një tjetër mjet, humb jetën në vend pacientja, në gjendje të rëndë infermieri dhe 2 të tjerë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 08:29 | Kronikë
Ambulanca e Krujës përplaset me një tjetër mjet, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën e "Rinasit". Një autoambulancë e spitalit të Krujës është përfshirë në aksident me një tjetër automjet. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vend pacientja 42-vjeçare që ndodhej në ambulancë. Ndërsa të plagosur dhe janë në gjendje të rëndë në spital infermieri i ambulancës, shoqëruesja e pacientes si dhe pasagjeri i makinës tjetër.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e "Rinasit", janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos