Vrau kunatën me sende të forta, burg për Erdet Çapokun

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 14:37 | Kronikë
Vrau kunatën me sende të forta, burg për Erdet Çapokun

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për Erdet Çapokun, i cili vrau kunatën me sende të forta.

Gjyqtari Lazer Sallaku vlerësoi se ekzistojnë prova të mjaftueshme që i dyshuari ka vrarë kunatën e tij dhe pranoi kërkesën e prokurorit për izolimin e tij në qeli.

Avokati i Çapokut kërkoi caktimin e masës "arrest në burg" për 30 ditë, kohë gjatë së cilës të dyshuarit t'i bëhej një akt ekspertimi për gjendjen mendore.

Gjatë seancës, i dyshuari ka pranuar akuzën. Ai tregoi se nuk mban mend ngjarjen konkretisht, por, sipas tij, prej kohësh ka pasur konflikt me kunatën, pasi ka investuar dhe ata nuk e kanë pranuar në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos