Aksident në Shkodër, ndërron jetë një 36-vjeçar

Nga A2 CNN
16 Korrik 2020, 20:01 | Kronikë
Aksident në Shkodër, ndërron jetë një 36-vjeçar

Policia e Shkodrës njoftoi se pasditen e së enjtes, rreth orës 19:00, në lagjen "Liria" ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari.

Motoçikleta me drejtues shtetasin E. L., 36 vjeç, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili ndërroi jetë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos