Shpërthim pranë një banese në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 09:40 | Kronikë
Shpërthim pranë një banese në Fushë Krujë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të së mërkurës pranë një banese në Fushë Krujë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të  banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos