
Një 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur rreth orës 23:00, pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet, Durrës.
Sipas policisë lokale, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjendje të rëndë shtetasi D. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)