Flakët përfshijnë mobilerinë në Tapizë, dëmi mbi 100 milionë lekë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 21:01 | Kronikë

Një zjarr i madh ka përfshirë një mobilieri në Tapizë të Krujës orës 18:55. Nga të dhënat paraprake të Policisë, mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas deklaratave të punonjësve të mobilierisë dyshohet se zjarri është aksidental. Ndërkohë që referuar deklaratave të pronarit të mobilierisë dëmi është mbi 100 milionë lekë të vjetra.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat e Policisë të cilët po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos