Përplasen dy makina në Tiranë, plagosen dy persona

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 11:02 | Kronikë
Përplasen dy makina në Tiranë, plagosen dy persona

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, mëngjesin e së martës në Bërxullë të Tiranës.

Policia bën të ditur se në aksident është përfshirë një automjet që drejtohej nga shtetasi A. Sh., me mjetin me drejtuese shtetasen N. F.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja N. F., dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja M. M., të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos