Kamioni aksidenton 50-vjeçaren në Milot- Rrëshen, ndërron jetë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 17:57 | Kronikë
Kamioni aksidenton 50-vjeçaren në Milot- Rrëshen, ndërron

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Milot-Rrëshen, aty ku një grua rreth 50-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, si pasojë e përplasjes së shtetases D.C. banuese në Milot, me një kamion të drejtuar nga një 39-vjeçar banues në Kamëz, me inicialet D.C.

Gruaja e plagosur u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë shëndetësore, por nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë, shoferi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Kurbin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos