
Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen të shtunës në aksin rrugor Tepelenë-Përmet.
Sipas policisë lokale, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin Sh.Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)