
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në minierën e kromit në fshatin Lajthizë, në Tropojë. Mësohet se si pasojë e shembjes së galerisë në minierë kanë humbur jetën dy persona.
Fillimisht u konfirmua i vdekur shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH. 40 vjeç. Pas ndërhyrjes së punonjësve të policisë dhe minatorëve, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)