Zbardhen përgjimet që arrestuan Elsa Lilën: Mos harro kutinë e Babagjyshit

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 22:19 | Kronikë

Arrestimi i këngëtares së njohur Elsa Lila në Itali për trafik droge, ishte një ndër lajmet që tronditi anembanë opinionin publik shqiptar.

A2 CNN ka arritur të sigurojë dosjen e prokurorisë italiane për këtë grup të madh kriminal që trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike, ku shfaqen dhe përgjimet që fundosën ish-pjesëmarrësen e Sanremos.

Në bisedat e zbardhura, lexohet se këngëtarja shqiptare kishte vënë apartamentin e saj në funksion të organizatës dhe madje fshihet dhe një pjesë të parave të tyre.

Pjesë nga përgjimet e zbardhura të Elsa Lilës me shqiptarin e identifikuar si Arind Boçi.

Elsa: Kur të iki në gusht merr çelësat e shtëpisë time, në një dhomë do jetë Raina, në tjetrën ti.

Elsa: Shiko e bëj. Unë po të lë një palë çelësa. Shko mbyllu aty, ndrysho vend.

Boci: Po më vë në siklet.

Elsa: Kuptove apo jo?

Elsa: E di ku është rrugica, tek dyqani i mermerit, parko makinën aty, është vend yll, ke dhe rrugë dytësore nga mund të dalësh pa problem.

Elsa: Mos harro kutinë e Babagjyshit është atje poshtë.

Boçi: Po Po!

Elsa: Është tek ajo mobilja, aty prapa. aty është ajo e babagjyshit, aty brenda është ajo që t’i ke lënë, e mos harro.

Boçi: Jo e dashur jo, është gjithçka qetë, e kemi pastruar shtëpinë s’ka gjë ilegale.

Elsa: Unë nuk kam frikë nga shteti  kam frikë nga hajdutët. Mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrolloj, unë tek shteti shkoj çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos