Kishin ngritur serë me 2600 rrënjë kanabis, arrestohen babë e bir

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 20:38 | Kronikë
Kishin ngritur serë me 2600 rrënjë kanabis, arrestohen babë

Një 51 vjeçar ka rënë në pranga në zonën e Vaut të Dejës së bashku me djalin e tij pasi akuzohen se kanë kultivuar një sipërfaqe të konsiderueshme sere me bimë narkotike, kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit “Melgusha” u arrestuan L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç pasi në një serë në pronësi të tyre në fshatin Melgushë, u gjetën 2600 fidanë kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos