
Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë mbrëmjen e së shtunës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy këmbësore.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti i drejtuar nga F. Z., 47 vjeçe doli nga rruga dhe përplasi dy gra që po qëndronin në një stacion autobusi.
Këmbësoret e aksidentuara u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)