Aksident në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 12:45 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur brenda tunelit në rrugën Tiranë-Elbasan. Në aksident janë përfshirë disa makina, por nuk ka ende konfirmim për viktima apo të plagosur.

Në vendin e ngjarjes janë parë disa ambulanca, ndërsa rruga në dalje të tunelit është bllokuar.

Policia e Tiranës thotë se në aksident janë përfshirë dy mjete, në afërsi të tunelit. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy  drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos