Të shtëna armësh janë regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Shkodrës
Sikurse njofton policia, ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë në zonën e “Pompave”, në fshatin Dobraç.
Sipas të dhënave paraprake, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Albert Pjetri, punonjës i Policisë.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. (A2 Televizion)