
Një person është arrestuar në Durrës, pasi i janë gjetur 2 mina me telekomandë. 29-vjeçari V.N., banues në Sukth, rezulton se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit të policisë”.
Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar pranë vendit të quajtur “Muzeumi” dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky person do t’i shiste me çmimin 2000 euro, tha Policia.
Ndaj tij, kanë nisur veprimet, pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. (A2 Televizion)