Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në qytetin e Vlorës, ku një makinë përplasi një këmbësor.
Mjeti tip Audi përplasi këmbësorin pranë bibliotekës së qytetit, i cili u dërgua me urgjencë në spital.
I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)