Sekuestrohet 1 kg kokainë në Durrës, policia qëllon në ajër gjatë arrestimeve

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 18:11 | Kronikë
Sekuestrohet 1 kg kokainë në Durrës, policia qëllon në

Policia e Durrësit ka shkatërruar një rrjet që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lagjen nr.13 të qytetit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe u arrestuan V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjeç.

Dy persona e arrestuar janë me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e narkotikeve. Ata  kundërshtuan me dhunë policinë dhe tentuan të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë qëlloi në ajër për  t’i neutralizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos