
Një 40-vjeçar, nga qyteti i Lezhës, ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për disa vepra të rënda penale.
Në kuadër të operacionit “Fundjava”, policia e Lezhës, në bashkëpunim me Interpolin, bëri të mundur arrestimin e 40-vjeçarit Gjergj Mirashi, i dënuar në Itali me 11 vite burg.
Mirashi është dënuar nga Gjykata e Venecias për “Grup i strukturuar kriminal”, "Shfrytëzim prostitucioni", "Shkelje e ligjit mbi drogat", "Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme" dhe "Emigracion i paligjshëm".
Arrestimi provizor i tij u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë. (A2 Televizion)