
Efektivët e policisë së komisariatit nr.6 në Tiranë kanë arrestuar një person, i akuzuar tashmë për "Shkatërrim i pronës me zjarr".
Pas një pune të shpejtë hetimore dhe sigurimit të provave, u vu në pranga 57-vjeçari I.A. i cili dyshohet për zjarrvënien në fshatin Prush, të njësisë administrative Vaqarr.
Si pasojë e këtij zjarri u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar në zonën e Prushit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)