Aksident tragjik në Shkozet, ndërrojnë jetë dy të mitur

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 07:56 | Kronikë
Aksident tragjik në Shkozet, ndërrojnë jetë dy të mitur

Një aksidenti i rëndë ndodhi në orët e vona të së martës, pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet, Durrës.

Fillimisht, u raportua se një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një motor me drejtues shtetasin S. K. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën pasagjeri që ndodhej në motor shtetasi F. K., 15 vjeç, ndërsa u plagos i mituri tjetër D. H. 13 vjeç.

Ai u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos