Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Gaziantep të Turqi, ku nga raportimet e para janë konfirmuar 16 të vdekur dhe të paktën 21 të plagosur.
Mësohet se në aksident është përfshirë një autobus, i cili është përplasur me një automjet të një agjencie lajmesh, i cili doli nga rruga dhe përfundoi rreth 200 metra nga vendngjarja.
Një numër i madh autoambulancash dhe policia mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmë personave të lënduar. (A2 Televizion)



