Aksident vdekjeprurës pranë tunelit të Shkopetit, Benz-i bie në greminë

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 20:24 | Kronikë
Aksident vdekjeprurës pranë tunelit të Shkopetit, Benz-i bie

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin rrugor Burrel – Skuraj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në dalje të tunelit të Shkopetit, duke rënë në greminë.

Si pasojë e aksidentit, burimet e Prokurorisë njoftojnë që drejtuesi i mjetit K.B., 50 vjeçar banues në Ulëz, ka humbu rrjetën. I ndjeri ishte vetëm në makinë në momentin e tragjedisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos