Aksidenti i dytë me vdekje në Korçë brenda 24 orëve

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 12:14 | Kronikë
Aksidenti i dytë me vdekje në Korçë brenda 24 orëve

Një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pa u mbushur 24 orë në qarkun e Korçës.

Rreth orës 11:00 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, makina e drejtuar nga L.T. ka aksidentuar shtetasin Kujtim Hazizi, i cili ishte duke kaluar në rrugë.

Për pasojë të plagëve të marra, Hazizi ndërroi jetë në spitalin rajonal e Korçës.

Ndërkohë, një tjetër aksident me vdekje u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Progër, ku sërish një kalimtar u godit për vdekje nga një makinë.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e makinës dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos