Dy adoleshentë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas një aksidenti të tmerrshëm mëngjesin e sotëm në Pollacullaire, afër rrugës “Shrule” në periferi të Headford, Galway, Britani e Madhe.
Dy djem dhe dy vajza, 13 dhe 14 vjeç, ndodheshin në makinë në momentin e përplasjes. Besohet se aksidenti ka ndodhur pak para orës 5 të mëngjesit në një pjesë të ngushtë të rrugës.
Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje dhe të katër adoleshentët u dërguan me urgjencë në Spitalin e Kolegjit Universitar 30 kilometra larg.
Gardai ka mbyllur një sërë rrugësh pranë vendit të aksidentit dhe ka bërë thirrje për dëshmitarë. Për fat të keq, dy prej tyre nuk ia dolën t’i mbijetojnë plagëve të rënda dhe ndërruan jetë. (A2 Televizion)




