Aksidenti i shumëfishtë në Tiranë, drejtuesi i autobusit jo nën efektin e alkoolit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 13:13 | Kronikë

Nëntë persona, mes tyre edhe shoferi i autobusit, kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të shumfishtë që ndodhi paraditen e së hënës në kryeqytet.

Policia bën të ditur se pas bërjes së testit, 63-vjecari që drejtonte autobusin e linjës së Unazës ka rezultuar se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Sa i përket të lënduarve, ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Vijojnë ende hetimet për të gjetur shkakun e aksidentit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Tiranë/Informacion shtesë

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që autobusët e kësaj linje përfshihen në ngjarje rrugore. Disa muaj më parë, një prej autobusëve të kësaj flote përfundoi në Lanë, ku edhe u la më pas për disa ditë si instalacion.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/aksidenti-i-autobusit-autoritetet-6-te-plagosur-po-marrin-ndihme-mjekesore-ne-spital/

A2 CNN Livestream

Latest Videos