
Ishte një nga tre të asfiksuarit dje në minierën e Martaneshit, por sot ka filluar një procedim penal për të.
Minatori 53-vjeçar ndodhej në një minierë në lokalitetin Batër, ku po saldonte në galeri me ndihmën e një gjeneratori, ndërkohë që gazi i gjeneratorit ishte shkaku i asfiksisë së tij, por edhe i dy kolegëve që i shkuan në ndihmë.
Sot në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët e Komisariatit të Bulqizës, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. (A2 Televizion)