Lëkundje të forta tërmeti në Korçë

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 07:13 | Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Kosturit në Greqi.

Por, lëkundjet janë ndjerë edhe në rajonin e Korçës, Devollit dhe Pogradecit, ku banorët kanë dalë jashtë nga shtëpitë nga frika e lëkundjeve të tjera.

Sipas dhënave të ESMC, magnituda e tërmetit ishte 4.7 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte vetëm 5 kilometra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos