Parashikimi i motit: 12 maj 2021

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 07:07 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 12 maj 2021

Kthjellime dhe vranësira mbizotërojnë paraditen në të gjithë vendin. Gjatë mesditës, shira të dobët prekin fillimisht zonat veriperëndimore dhe gradualisht shirat shfaqen edhe në qendër, ndërsa vetëm momente me pika shiu në jug të vendit.

Kjo situatë vijon deri vonë pasdite kur reshje të pakta  izolohen në juglindje, ndërsa vendi kalon në kushtet e kthjellimeve me vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjesit duke variuar nga 10 në 18 gradë, por mesdita ul me 3 gradë vlerat termike në qendër dhe jug, ndërsa rënie më e theksuar pritet në veri. Sot, maksimumet në vend luhaten nga 17 gradë në zonat malore deri 26 gradë në jug të Shqipërisë.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në brigjet jugore ku dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë, situatë kjo deri vonë pasdite kur pritet dobësim i ndjeshëm i erës në tokë dhe det. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos