Aksidenti pranë zonës së Saukut, tre viktima dhe tre të lënduar

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 18:56 | Kronikë

Përkeqësohet bilanci i aksidentit të rëndë që ndodhi në unazën lindore të Tiranës pasditen e së enjtes. Bëhet e ditur se tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë përfunduar në spital ku po marrin kujdes shëndetësor.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip "Audi" me drejtues 20-vjeçarin, Klevis Ruçaj ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG-ut. Dhe, pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip "Hyndai", me drejtues Qemal Kurtin, rreth 60 vjeç.

Ndërsa, si pasojë e aksidentit humbën jetën dy vajza që nuk janë identifikuar ende, të cilat ishin pasagjere ne automjetin "Audi".

Ndërkohë, nga spitali i Traumës mësohet se 24-vjeçari Klevis Ruçaj ndodhej në trajtim mjekësor intensiv por humbi edhe ai jetën, kurse drejtuesi tjetër i mjetit, Qemal Kurti dhe pasagjerët OK, 24 vjeç, dhe A.K 51 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/09/aksident-i-rende-ne-tirane-te-pakten-nje-viktime/

A2 CNN Livestream

Latest Videos