Aksidenti tragjik me avion, humb jetën guvernatorja dy javë pas betimit

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 17:11 | Bota

Më pak se dy javë nga betimi si guvernatore në shtetin meksikan të Publeas, fati i keq ka qenë me Marta Erika Alonso, 45 vjeçe, e cila humbi jetën së bashku me bashkëshortin e saj në një aksident tragjik me një avion privat.

Gjithashtu në këtë aksident të tmerrshëm humbën jetën edhe dy pilotët si edhe një tjetër pasagjer.

Vetëm tym dhe disa pjesë të vogla të avionit kishin mbetur në vendin e rënies së tij, ndërsa imazhet u shpërndanë me shpejtësi në internet.

Ndërkohë, bashkëshorti i guvernatores ishte senator në këtë shtet, ndërsa më parë kishte mbajtur edhe postin e guvernatorit.

Shkaqet e aksidentit tragjik janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos