Ambasada e Kosovës në Kroaci ka konfirmuar se në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar.
Të gjithë viktimat janë nga Kosova, ndërsa autobusi raportohet se po kthehej për në Prishtinë nga Frankfurti. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit në Slavonski Brod. Për momentin nuk ka informacione nëse mes viktimave apo të plagosurve ka fëmijë, por mediat kroate raportojnë se rreth 20 persona dyshohet se kanë mbetur ende të bllokuar brenda autobusit.
Shefi i Policisë së Slavonski Brod, Franjo Galic, ka deklaruar për mediat kroate se ky ishte një prej aksidenteve më të rëndë që ka parë në jetën e tij. “Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërcënohet jeta brenda në autobus”, tha një zëdhënës i policisë. (A2 Televizion)