Asnjë viktimë dhe 19 raste me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2021, 17:46 | Kosova
Asnjë viktimë dhe 19 raste me koronavirus në Kosovë

Kosova vijon të ketë një situatë të stabilizuar për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë ndërsa ka pasur 19 infektime të tjera nga 2672 testime të kryera.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 107,992 persona të infektuar, 2265 prej të cilëve kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos