Përfaqësues të kompanisë “Deva Tours”, autobusi i së cilës u aksidentua mëngjesin e të dielës në Kroaci, kanë reaguar për “KosovaPress” në lidhje me ngjarjen tragjike.
Mediat kroate raportojnë për 10 viktima dhe 30 të plagosur, të cilët janë dërguar në një spital lokal, ndërsa në mjet ishin në total 60 persona.
Por një përgjegjës i kësaj kompania, tha për “KosovaPress” se nuk mund të konfirmonte numrin e viktimave dhe të të plagosurve.
“Nuk kemi informata më të sakta. Ende nuk dimë asgjë të saktë. Aksidenti ka ndodhur, por për numrin e të vdekurve nuk kemi informata”, ka deklaruar përgjegjësi i kësaj kompanie. (A2 Televizion)