Gjykata Speciale refuzon garancinë, i zgjat paraburgimin Hashim Thaçit

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 22:52 | Kosova
Gjykata Speciale refuzon garancinë, i zgjat paraburgimin Hashim

Gjykata Speciale në Hagë vendosi t’i zgjasë masën e paraburgimit ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Vendimi është marrë sot nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, i cili injoroi garancinë e ofruar nga dy shtete për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Thaçi dha dorëheqjen më 5 nëntor të vitit 2020 nga posti i presidentit për t’u përballur me akuzat në Hagë për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Gjyqi kundër tij parashikohej të niste verën e këtij viti, por keq llogaritja kohore ka bërë që ende të mos caktohet një datë për seancën e parë gjyqësore. Me shumë mundësi ajo do të mbahet vitin e ardhshëm për shkak të vonesave të shumta në procedura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos