Aksident tragjik në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë një fëmijë 3-vjeçar dhe babai i tij

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 16:37 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, në aksin Milot-Rubik.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një prej të cilave është përfshirë nga flakët.

Për pasojë, ka humbur jetën një fëmijë 3-vjeçar dhe babai i tij, ndërsa disa persona të tjerë janë lënduar.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip "Benz" me automjetin tip "Opel".

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip "Opel" dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip "Benz ".

Mjeti tip "Benz " është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos