Aksidenti tragjik në Vlorë, mjeku tregon gjendjen e tre djemve që ishin në makinën Audi

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 12:49 | Kronikë
Aksidenti tragjik në Vlorë, mjeku tregon gjendjen e tre djemve që

Dy prej tre djemve të mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit tragjik të ndodhur këtë të premte në aksin Levan-Vlorë, janë në gjendje të qëndrueshme.

Shefi i reanimacionit në spitalin e Vlorës, Edmond Breshani, tha se dy prej tyre do të transferohen gjithsesi në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa i treti do të mund të dalë brenda ditës.

“Gjendja e tyre paraqitet stabël. Njëri prej pacientëve ka dëmtime të vertebrës, pacienti tjetër ka një shembje të trupit, ndërsa i treti ka vetëm gërvishtje. Janë të vetëdijshëm, të frikësuar, por stabël nga ekzaminimet e tjera”, tha Breshani.

Nga përplasja e makinës së tyre me një tjetër mjet në autostradë, humbën jetën katër pjesëtarët e së njëjtës familje, prindërit dhe dy vajzat e mitura, 14 dhe 9 vjeç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/25/aksidenti-tragjik-ne-vlore-konfirmohen-dy-te-mitur-mes-viktimave/
https://a2news.com/2021/06/25/shtohen-aksidentet-pergjate-2021-shqiperia-vendi-me-numrin-me-te-larte-te-aksidenteve-ne-rajon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos