Të paktën 7 persona mbetën të plagosur, pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi i varur në një urë në Bronks të Nju-Jorkut.
Autobusi “fizarmonikë” përfundoi i varur mbi autostradën Cross Bronx. Në të po udhëtonin 7 pasagjerë, si dhe shoferi, të cilët mbetën të gjithë të lënduar
Për fat të mirë, asnjë automjet tjetër nuk u përfshi në këtë aksident, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)