
Numri i infemierëve që përkujdesen për pacientët me Covid-19 dhe që vuajnë nga sfilitja apo shqetësimet psikologjike nga puna është rritur në gjysmën e dytë të 2020-s.
Konfirmimi vjen nga Këshilli Ndërkombëtar i Infemierëve, me seli në Gjenevë, që paralajmëron për një “traumatizim masiv të personelit shëndetësor”.
“Ne pyetëm fillimisht Shoqatat Kombëtare të bluzave të bardha vitin e kaluar se sa infemierë raportonin shqetësime domethënëse për shëndetin e tyre mendor. Ato ishin rritur nga 60% në 80%. Varionin nga ata që thonin se kishin simptoma stresi, ankthi, depresioni e deri te vështirësia në fjetje. Por, gjithashtu kemi pasur persona që vuanin nga çrregullimi post traumatik dhe lodhja, të cilët jo vetëm që sëmureshin, por edhe braktisnin profesionin”, shprehet Howard Catton, drejtor i Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve.
Shifrat janë bazuar në raportet e lëshuara nga 40 shoqata infemierësh në 40 shtete të ndryshme të botës. Kreu i Këshillit Ndërkombëtarë të Infemierëve paralajmëron se degradimi i kushteve të punës për shkak të pandemisë koronavirus mund të çojë në një mungesë globale të më shumë se 13 milionë punonjësve shëndetësorë deri në vitin 2030.
“Ajo shifër është sa gjysma e të gjithë kontigjentit të infermierëve në botë, që aktualisht është 27 ose 28 milionë. Pra, kjo është një sfidë e madhe, jo vetëm për sektorin, por edhe për garantimin e përkujdesjes shëndetësore.”
Këshilli Ndërkombëtarë i Infemierëve vlerëson se mesatarisht 10% e personave të infektuar me Covid-19 janë punonjës të shëndetësisë. Cotton përsërit kërkesën që mjekët dhe infemierët të vaksinohen të parët dhe shton se imunizimi do të jetë i ngadaltë, e për këtë paralajmëron që kjo pandemi mund të mos marrë fund shpejt. (A2 Televizion)