All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gjykata franceze ndalon deportimin e emigrantit pasi vendi i tij është i ndotur

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 14:23 | Bota
Gjykata franceze ndalon deportimin e emigrantit pasi vendi i tij është
All - Paragraf - 1

Një emigrant nga Bangladeshi me astmë arriti të shmangë deportimin nga Franca pasi një gjykatë vendosi që ndotja në vendin e tij të lindjes do të përkeqësonte gjendjen e tij shëndetësore dhe me shumë mundësi do t’i shkaktonte atij vdekjen.

Gjykata e Apelit në Bordeaux vendosi muajin e kaluar se 40-vjeçari asmatik do të përballej me një përkeqësim të patologjisë së tij të frymëmarrjes për shkak të ndotjes së ajrit nëse do të dëbohej në Bangladesh.

All - Paragraf - 3

Ekspertët besojnë se ky mund të jetë rasti i parë në botë kur dikush i detyruar të largohet nga shtëpia e tij ka fituar të drejtën të vendoset në një vend të ri, në mënyrë efektive për arsye mjedisore.

Avokati i refugjatit, Ludovic Rivière, tha për mediat britanike: ''Për dijeninë time, kjo është hera e parë që një gjykatë franceze aplikon mjedisin si një kriter në një rast të tillë. Ajo vendosi që jeta e klientit tim do të rrezikohej nga cilësia e ajrit në Bangladesh''.

Burri pa emër u arratis nga persekutimi në Bangladesh dhe mbërriti në Francë në 2011, duke u vendosur në Toulouse ku punoi si kamerier përpara se t'i jepej një leje qëndrimi e përkohshme si një shtetas i huaj që kërkonte kujdes mjekësor. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos