“Arma më e fuqishme në botë”, Koreja e Veriut tregon “muskujt”, 4 ditë para betimit të Biden

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 13:01 | Bota

Koreja e Veriut prezantoi një lloj të ri rakete balistike që lëshohet nga nëndetësja, të cilën media shtetërore e përshkruan si armën më të fuqishme në botë. Pak ditë para betimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, e pasi e quajti Amerikën si armikun kryesor të Penianit, shteti komunist tregon muskujt.

Një sërë raketash ishin pjesë e një paradë të ndjekur nga udhëheqësi Kim Jong Un. Imazhet e publikuara nga media shtetërore treguan të paktën 4 raketa të mëdha bardhë e zi, teksa parakalonin para turmës që valëviste flamuj. 

https://www.youtube.com/watch?v=YZQRHEnotDo&ab_channel=A2CNNAffiliate
Shikoni pa koment paradën e ushtrisë së Koresë së Veriut

“Arma më e fuqishme në botë, hyri në shesh duke treguar fuqinë e forcave të armatosura revolucionare”, pohon agjencia e qendrore e lajmeve. Por në eventin e së premtes nuk parakaloi raketa më e madhe balistike ndërkontinentale e cila u prezantua në një paradë me të madhe ushtarake në tetor. Arma kolosale besohet së është në gjendje të çojë testata bërthamore në çdo zonë të Shteteve të Bashkuara dhe ka përmasa që kanë befasuar edhe analistët. (A2 Televizion)

https://youtu.be/l-5KJNEqA0U

A2 CNN Livestream

Latest Videos