Aksidentohet avioni me 85 persona në bord në Filipine

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 08:40 | Bota

Një avion ushtarak mallrash me të paktën 85 persona në bord është aksidentuar mëngjesin e së dielës në jug të vendit.

Shefi i forcave të armatosura, Cirilito Sobejana bën me dije se së shumë se 40 persona janë nxjerrë nga rrënojat e avionit dhe po marrin trajtim në spital.

Avioni C130 po tentonte të bënte ulje në aeroportin Jolo në provincën Sulu kur doli nga pista dhe u përplas me rrethimin.

Deri në këto momente raportohen 17 viktima, ndërkohë që numri mendohet të jetë më i lartë. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos