Aksidentohet kamioni me grurë në autostradën Tiranë-Durrës, i gjithë drithi derdhet në tokë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 16:22 | Kronikë

Një kamion që po transportonte grurë është aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e aksidentit i gjithë drithi është derdhur në tokë dhe është krijuar trafik kilometrik në autostradë.

Policia ka dhënë detajet mbi aksidentin e ndodhur pak pas mbikalimit të Rinasit.

“Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga," thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos