Një aksident ka ndodhur, mesditën e së premtes, në afërsi të Drejtorisë së Policisë në qytetin e Korçës. Makina ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në një nga zonat më të popullura të qytetit.
Në mjet ndodheshin dy persona të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa marrë dëmtime. Ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)